TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2023, 19:07

Oligarku Salillari nuk ndalet/ Vendos barriera betoni në “Rrugën e Kombit” dhe izolon fshatin

Shkruar nga Pamfleti
Oligarku Salillari nuk ndalet/ Vendos barriera betoni në “Rrugën
Bllokimi i rrugës me blloqe betoni

Nuk kanë fund bëmat e oligarkut Pëllumb Salillari. Kudo që ai ndërton, ka protesta nga qytetarët. Në Kuçovë ka protesta të vazhdueshme sepse Salillari kërkon të marrë ujin e burimit të Sinecit. Ndërkohë protesta kanë nisur dhe në fshatin Skuraj afër Milotit.

Kompania “Salillari”, që ka me koncension mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka vendosur disa barriera betoni pranë Milotit deri në fshatin Skuraj. Banorët e fshatit Skuraj thonë se këto barriera i izolojnë duke ju bërë të pamundur daljen nga fshati në drejtim të autostradës.

Kërkoj të hapet rruga, të kalojnë familjarët. Janë mbi 15 familje që dalin këtu në rrugë, po të ketë rrugë dytësore jam dakord me 4 korsi po me dy korsi as në Itali, se kam qenë në asnjë vend të botës nuk ka ose le ta bllokojë komplet Fushë-Milot, Tiranë-Lezhë, Tiranë-Rrëshen”, thotë një banor.

Oligarku Salillari nuk ndalet/ Vendos barriera betoni në “Rrugën

Edhe bizneset kanë dalë kundër sepse u është bllokuar puna. “Jam me leje ndërtimi, me legalizim, me certifikate toke. Tani duan ta bllokojnë rrugën. Ndoshta duan ndonjë lekë unë nuk kam çfarë t’ju jap. Unë dua të punoj, kam fëmijët rrugëve. Kam 25 vjet që punoj”, tha ai.

sallilarri barriera

Lini një Përgjigje