
Për votimet e 14 majit nuk ka kaluar në gatishmëri vetëm Policia e Shtetit, por edhe Prokuroria.
Gjatë një interviste për TCH, numri një i akuzës Olsian Çela shpjegoi se ka urdhëruar shërbim të përforcuar dhe prezencë të prokurorëve në terren deri sa Komisioni Qendror i zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar.
“Ka një udhëzim të përgjithshëm që rregullon gjithë procesin zgjedhor sa i përket aktivitetit të Prokurorisë. Prokuroritë gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë një nivel tjetër të gatishmërisë, se si ato angazhohen sa i përket çështjeve që lidhen me vepra penale që lidhen me zgjedhjet. U kemi kërkuar të gjitha prokurorive të rretheve gjyqësore që të tregojnë një praktivitet të shtuar përgjatë gjithë kësaj faze. Çka do të thotë një rritje bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese. Së dyti kërkon një angazhim maksimal të prokurorëve duke prioretizuar padiskutim çështje që lidhen me fushën e zgjedhjeve”, tha Çela.
Sipas kësaj qarkoreje prokurorët urdhërohen të mbikëqyrin drejtpërdrejtë hetimet dhe të përdorin mjete të posaçme për çdo kallëzim ku pretendohet cenimi i zgjedhjeve të lira.
Lini një Përgjigje