TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 21:42

“Nuk shoh shenja regjie në drejtësinë re”, Artur Zheji: SPAK po hap Kutinë e Pandorës në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk shoh shenja regjie në drejtësinë re”, Artur

Analisti Artur Zheji e vlerësoi aksionin e SPAK për të arrestuar grupin kriminal, mes të cilëve edhe ish-nëndrejtorin e policisë, Erzen Breçani.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai u shpreh se kjo tregon që drejtësia e re ka korrur sukses dhe se nuk drejtohet nga askush.

SPAK po hap kutinë e Pandorës. Kemi patur të drejtë që kemi qenë skeptikë për SPAK-un, por paskemi patur të drejtë që të jemi besimplotë që SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar. Pra këtu unë nuk shoh ndonjë shenjë regjie.

Mendoj se është sukses i madh i drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane, i BKH-së që drejtohet nga amerikanët, të cilët nuk kanë dekonspiruar operacionet, sepse shpeshherë kanë ardhur informacione, por aksionet janë dekonspiruar. E tre, mua më duket skandaloze kjo që po them, por ne jemi një popull i talentuar në shumë fusha dhe gjithë ky gjenialiteti kriminal, po të vihej në një treg dhe punë tjetër do të prodhonte jo vrasje, jo trafik droge, por një hop industrial, një zhvillim. Janë talente të orientuara keq nga fatet e jetës. Sa i përket Breçanit më habit, sepse ka qenë një oficer policie shumë i respektueshëm dhe nuk e di nëse është e vërtetë ajo që ka thënë sot në gjyq se po paguan për djalin”, u shpreh Zheji.

zheji spak

Lini një Përgjigje