TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 21:37

“Forcat operacionale nuk kishin dijeni”, Artan Hoxha tregon si u arrestua Erzen Breçani: Kishte pistoletë në brez

Shkruar nga Pamfleti

“Forcat operacionale nuk kishin dijeni”, Artan Hoxha tregon si u

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje se si ra në pranga Erzen Breçani.

Ai ka treguar se BKH nuk ka treguar te agjentët e opercionales se kë duhej të arrestonin dhe në një moment ata kanë takuar Breçanin pa e ditur se duhej t’i vinin prangat. Po ashtu ai tha se Breçani ka qenë i armatosur ne momentin e ndalimit.

Erzen Breçani ka qenë prapa RTSH-së në një lokal, e ka thirrur pronari i ABA Center, sepse dikush donte të hidhte fishekzjarre për festën. Ai ka shkuar aty për të diskutuar nëse do t’i lejonin t’i hidhnin apo jo. Kur ka shkuar aty ka gjetur një grup të operacionales me shkrimin “Staff” i stadiumit. As vetë ata nuk e dinin kë do arrestonin, aty i kanë thënë agjentët e BKH-së do arrestoni këtë.

Breçani ka pasur një armë në brez, e kishte me leje. Është bërë kontrolli në banesat e tyre”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje