Greqia prej disa kohësh duket sikur ka ndryshuar retorikë. Nuk përmendet më lirimi i Belerit nga qelia, por vetëm betimi i tij. Zëdhënësi grek u pyet për këtë gjë, por ai tha se ata i kërkojnë të dyja.
Greqia vijon të kërkojë liri për Fredi Belerin. Pas vizitës që i bëri në burg ministri Stavros Papastavrou, ka reaguar për mediat vendase zëdhënësi i tij Pavlos Marinakis. Ai deklaroi se duhet gjetur një zgjidhje për të rivendosur normalitetin demokratik në Himarë.
“Duhet gjetur një zgjidhje e drejtë, në kuadrin e së drejtës evropiane, të shtetit ligjor dhe të parimit të fqinjësisë së mirë”, tha ai.
Greqia prej disa kohësh duket sikur ka ndryshuar retorikë. Nuk përmendet më lirimi i Belerit nga qelia, por vetëm betimi i tij. Zëdhënësi grek u pyet për këtë gjë, por ai tha se ata i kërkojnë të dyja.
“Në asnjë rast nuk kemi ndryshuar qëndrim dhe në fakt ky pozicionim është shprehur vazhdimisht në të gjitha nivelet. Kërkojmë që të respektohet prezumimi i pafajësisë së të akuzuarit dhe ai të bëjë betimin. Natyrisht, kjo nuk është kërkesa jonë e vetme. Por, mendoj se kontradikta më e madhe për momentin, dhe është një rast unik në të gjithë Evropën, është se ai që është zgjedhur, nuk është në detyrë, nuk është betuar si kryetar bashkie, ndërsa ai që nuk është votuar, është në detyrë. Kjo është ajo që thashë. Megjithatë, nuk do të thotë se ka ndryshuar qëndrimi ynë (për lirimin), do të ishte turp nëse do të ndryshonte pozicioni ynë sadopak“, tha ai.
Beleri u arrestua për blerje votash, por Athina kërkon me ngulm lirimin e tij. Prej muajsh ka ushtruar presion, por nuk ja ka dalë. Dje ishte seca e radhës për Belerin, por ajo u shty për shkak se nuk u paraqit dëshmitari i kërkuar nga prokuroria, i cili është vëllai i dëshmitarit bashkëpunëtor Arsen Rama. Dëshmitari i SPAK që mungon për herë te dytë quhet Abdyl Rama.
Rama sipas prokurorisë ndodhet jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit. GJKKO ka kërkuar që policia të gjejë Avdyl Ramën dhe ta sjellë me forcë në seancë nëse nuk pranon të vijë vullnetarisht.
Në seancë pati një tension mes prokurores Dorina Bejko dhe mbrojtjes.
Prokurorja tha: Dëshmitari gjendet në Shqipëri, ka hyrë më 23 tetor.
Dhe mbrojtja replikoi duke thënë: Nga e di ti, këtë i informacion policia t’ia japë gjykatës dhe jo prokurores.
Në seancën ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri. Sakaq, seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.
Lini një Përgjigje