TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 21:39

"Ervin Mata ka lidhje të forta me politikën", Klodiana Lala zbardh detajet: Në verë ka qenë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

"Ervin Mata ka lidhje të forta me politikën", Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje për dosjen e fundit të SPAK, ku në pranga kanë rënë ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, si dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Nga përgjimet e ‘SKY’ u zbulua grupi kriminal ku mes tyre është djali i Breçanit, si dhe një tjetër emër i njohur për policinë, Ervin Mata.

Në një intervistë për “Open”, Lala deklaroi se nga përgjimet duket se kreu i bandës kriminale është Ervin Mata. Sipas Lalës, Mata e urdhëronte djalin e Breçanit, i cili është i martuar me motrën e Matës.

Po ashtu, gazetarja u shpreh se Mata është një person me lidhje shumë të forta, madje me lidhje edhe me politikën në vend, ku thuhet se ka investuar paratë në disa biznese.

“Ervin Mata nuk është personazh i thjeshtë, pjesën më të madhe e kalon në Peru që ka lidhje të forta në vendet e BE, jo vetëm me kartele… ai ka pasur këtu dhe mbështetje politike, ai ka investuar paratë në biznes. Ka lëvizur në disa vende. Këtë verë në informacionet që kam, ka ardhur në Shqipëri, por nuk ishte i kërkuar”, tha Klodiana Lala.

klodiana lala ervin mata

Lini një Përgjigje