TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2024, 12:12

“Isha në gjumë me vajzat e mitura, thoshte po fle me 4 arkivola”, burri e burgosi dhe e akuzoi për tradhti, flet gruaja

Shkruar nga Pamfleti

“Isha në gjumë me vajzat e mitura, thoshte po fle me 4

32-vjeçarja në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti dhe që monitorohej gjatë të gjithë kohës me kamera ka folur për mediat.

Ajo ka folur edhe në lidhje me deklaratën e mëparshme ku tha se kamerat i kishte vendosur vetë. 32- vjeçarja tha se një deklaratë të tillë e ka bërë në përpjekje për të mos e zmadhuar ngjarjen. Gruaja tregon se bashkëshorti i kërcënonte me jetën e vajzave dhe e akuzonte për tradhti duke përdorur foto të marra nga interneti, ku shfaqeshin vajza që përngjanin me të.

“Kamerat në shtëpi janë vendosur në gusht 2023. Flija me 4 vajzat e mitura, thoshte po fle me 4 arkivola. Shkarkonte foto në Instagram të vajza me kurriz dhe thoshte ‘je ti, gjeje me kë ke dalë’. Edhe në ekskursion kur shkoja, isha bashkë me vajzat.


Doja vetëm që ai të shërohej për vete, jo të bëhej kaq legjendë. Nuk shkoj dot vet e 5-ta tek prindërit (qan). Unë nuk mund të rri aty më, pas këtij bullizimi të vjehrrës së saj sime. E kam larë vjehrrën si fëmijë. U rrëzua në autobus, ai thoshte ti ia ke bërë puçin nënës sime. Unë isha në punë.

U kthye nga data 6 janar, i ndodhi një incident dhe erdhi në Shqipëri. Nuk i dhanë lekët dhe erdhi”, tha ajo në emisionin “Me Zemër të hapur”.

Lini një Përgjigje