TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 22:55

“Nuk i intereson Kosova”, Çani: Ja çfarë synon Rama me qëndrimet pro serbe

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i intereson Kosova”, Çani: Ja çfarë synon

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Edi Rama me dakordësinë për rezolutën e Kosovës po punon për një ambicie shumë të madhe sesa thjesht të bjerë dakord me Kosovën.

Sipas Çanit, kryeministri do që historia të shkruajë për të si lideri i parë në Ballkan që arriti të bëhet bashkë me ‘armikun serb’.

Rama si do të mbetet në histori? Rama po luan për post Ramën, jo për Ramën tani. Rama me këtë që po bën dhe që mund të dështojë në fund, por ai të paktën po përpiqet, të mbetet në histori si njeriu që bëri marrëveshjen e madhe me armikun e tij në Ballkan. Pra, për Ramën nuk është fare eksituese që të bjerë dakord me Kosovën, fare mo fare. Ai do që për post Ramën, historia të shkruajë ‘i pari lider në Ballkan që arriti të bëhet bashkë…’ E mbani mend? Gjermania me Francën pas luftës. Kjo që them unë mund të duket Dok Kishteske dhe utopike, por ambicia është”, u shpreh Çani.

 

Lini një Përgjigje