
Gazetari Arian Çani deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për pak vite do fillojnë të luftojnë për të marrë çmimin Nobel të Paqes.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se dy këta lider nuk kërkojnë asgjë tjetër pasi pushtet dhe lavdinë ata e kanë, ndaj do përpiqen të arrijnë këtë çmim.
“Mbajeni mend por shumë shpejt, për 2 apo 3 vite, nuk them dot kohë se do abuzoja, por do ndodh. Mund edhe të gaboj, por nga e shkuara mund të jap mendimin tim se si do jetë e ardhmja. Ore ta mendojmë një çast, Vuçiç dhe Rama për çfarë luajnë?
Lavdinë e kanë! Ata po luajnë të dy për çmimin Nobel të Paqes. Ata duan shumë shpejt që dhe njëri dhe tjetri të marrin çmimin Nobel të paqes. Edhe Rama dhe Vuçiç do përpiqen secili për hesapin e vetë, mund të dështojnë, por do përpiqen”, tha Arian Çani.
Lini një Përgjigje