
Shqipëria do të përjetojë kushte atmosferike të qëndrueshme ditën e enjte, më 9 tetor 2025. Sipas metereologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me disa vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veri me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë, duke sjellë freski përgjatë vijës bregdetare.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i dobët, me forcë 1-2 ballë, duke siguruar kushte të favorshme për aktivitetet detare.
Lini një Përgjigje