TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 21:07

“Një komb, një kombëtare”, Artan Hoxha kujton ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe ngritjen e dronit në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

“Një komb, një kombëtare”, Artan Hoxha kujton

Gazetari Artan Hoxha ka ri sjell në kujtesë ndeshjen historike të 9 viteve më parë, Serbi-Shqipëri, në Beograd, ku dhe u ngrit me anë të një droni flamuri i Shqipërisë së madhe që shkaktoi një kaos të vërtetë në fushën e gjelbër.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka ndarë disa foto nga ndeshja dhe ngritja e dronit, teksa i ka shoqëruar me fjalët “kur ishim një komb, një kombëtare”. Fjalë këto që duket se thumbojnë atë ‘shfaqje të shëmtuar’, mes dy kryeministrave, Rama-Kurti, në ndeshjen e 12-nëntorit përballë Çekisë, ku dy liderët u panë të ndarë në stadiumin ‘Air Albania’.

“Një KOMB, një KOMBËTARE…. Më 14 tetor 2014, Kombëtarja Shqipërisë do të luante në Stadiumin “Partizan” të Beogradit. Ndeshja luhej në kuadër të fazës eliminatore për EURO 2016 në Francë.

Një ndeshje historike, që nuk përfundoi kurrë në fushën e lojës. Por fitorja e vërtetë u takoi shqiptareve, që triumfuan përballë histerisë, nacional-fashizmit dhe urrejtjes patologjike serbe….

Në atë mbrëmje të 9 viteve më parë, pata fatin të gjeja një biletë për të qenë i pranishëm në ndeshjen më të veçantë të jetës sime, kur ende ishim NJË KOMB, NJË KOMBËTARE…”, shkruan Artan Hoxha.

beograd droni hoxha

Lini një Përgjigje