TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 19:00

Alfred Moisiu i prerë: Serbia e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës, situata të merret seriozisht nga të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Moisiu i prerë: Serbia e përfshirë kokë e

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka reaguar fort sa i takon sulmit në Banjskë. Ndonëse qeveria është mundur të tregohet e butë me serbët, për Moisiun nuk ka asnjë diskutim se sulm ishte i dirigjuar nga Beogradi.

I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, ai ka deklaruar se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime, ndërsa ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb”, ka thënë ish-Presidenti Moisiu.

 

Lini një Përgjigje