TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 20:42

Një grua te Ministria e Brendshme, Lubonja: Fasadë e Ramës, ministrja nuk i komandon dot shefat e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Një grua te Ministria e Brendshme, Lubonja: Fasadë e Ramës,

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar emërimin e një gruaje në krye të ministrisë së Brendshme si një fasadë të Ramës për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.

Lubonja tha se ministrja e Brendshme Albana Koçiu do të merret me adresat, pasi drejtuesit e policisë kanë tjetër qasje, të mbajnë në jetë regjimin.

Albana Koçiu mund të jetë vendosur si një grua që nuk ka lidhje me këta. Por kjo s’do të thotë se ajo do të ketë fuqi të vendosë mbi drejtorin e policisë.

I shkon më së shumti titulli kukull për fasadë për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.

Që të mos ketë punë me policinë e shtetit se ato kanë punë të tjera se mbajnë në jetë regjimin, Albana do të merret me adresat. Puna më e rëndësishme e policisë është të ndjekë krimin.

Albana Koçiu mund të jetë vendosur si një grua që nuk ka lidhje me këta. Por kjo s’do të thotë se ajo do të ketë fuqi të vendosë mbi drejtorin e policisë.

I shkon më së shumti titulli kukull për fasadë për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.

Që të mos ketë punë me policinë e shtetit se ato kanë punë të tjera se mbajnë në jetë regjimin, Albana do të merret me adresat. Puna më e rëndësishme e policisë është të ndjekë krimin.”, tha Lubonja në “Kjo Javë”.

 

Lini një Përgjigje