TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 22:00

Ngjarja në Shkodër, Tela ‘shpërthen’ ndaj policisë: Kjo mund të ndodhë nesër në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Shkodër, Tela ‘shpërthen’ ndaj

Gazetari Andi Tela, duke analizuar ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi sot në mëngjes në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, u shpreh se shton pasigurinë publike dhe ankthin te qytetarët.

Tela drejtoi gishtin te Policia e Shtetit për papërgjegjshmëri sepse kjo është ngjarja e dytë e rëndë në Shkodër në ditët e fundit, pas vrasjes në qendër të qytetit dhe parlajmëroi se ngjarja të tilla mund të ndodhin më pas në Tiranë.

“Ngjarja sot ka ndodhur në vendin më të mbrojtur të Shkodrës, në krah të bashkisë dhe është shkolla atje afër. Dita e sotme ka patur angazhim policor në të gjithë Shqipërinë dhe vrasësin kanë arritur ta arrestojnë gjysmë aksidentalisht. Pak ditë më parë ndodhi vrasje në Pedonalen e qytetit, në qendër të Shkodrës, ku kryen vrasjen dhe nuk ke asnjë gjurmë autorësh.

Autori i ngjarjes është arrestuar sepse kunata ka denoncuar vëllain se e kërcënonte me armë dhe policia ka shkuar në shtëpi dhe ka kontrolluar por nuk ka gjetur gjë. Kanë marrë gruan se nuk kishte armë dhe ajo u ka thënë se armët ishin në kat të dytë.

Krimi do të bëjë punën e tij dhe Shqipëria nuk është një ishull, por e mendon 10 herë ai para se të kryejë krimin se do të arrestohet. Nuk mundet dot që të qendër të qytetit të Shkodrës, mund të ndodhë në periferi, në shtëpi etj. Kjo shton pasigurinë publike, ankthin te njerëzit. Thua kjo do të ndodhë në Tiranë nesër nesnesër se ky është niveli dhe e tillë është papërgjegjshmëria e forcave policore dhe organeve ligjzbatuese. Ky është gjithë problemi”, tha Tela në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje