TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2026, 06:59

Nga temperaturat e ulëta te reshjet, si parashikohet moti për ditën e martë

Shkruar nga Pamfleti

Nga temperaturat e ulëta te reshjet, si parashikohet moti për

Në lartësitë mbi 1000 metra në Lindje dhe Juglindje priten reshje dëbore; temperaturat mbeten të ulëta në zonat malore

Ditën e martë, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku në të gjitha qarqet parashikohen reshje të dobëta shiu. Sipas të dhënave meteorologjike nga Instituti i Gjeoshkencave, në zonat Lindore dhe Juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të shfaqin diferenca sipas zonave gjeografike. Në bregdet, vlerat minimale pritet të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 17°C.

Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 5°C në mëngjes deri në 18°C gjatë ditës. Ndërkohë, në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin në 1°C, ndërsa maksimalet nuk pritet të kalojnë 11°C.

Nga temperaturat e ulëta te reshjet, si parashikohet moti për

Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, por për periudha të shkurtra mund të intensifikohet, sidomos në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.

 

reshje moti temperatura

Lini një Përgjigje