TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 21:54

Nga Agim Bajko te Kujtim Vorpsi, Qeveria jep pensione speciale për 13 artistë e sportistë të njohur!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Agim Bajko te Kujtim Vorpsi, Qeveria jep pensione speciale për 13

Në prag të natës së ndërrimit të viteve, Këshilli i Ministrave miratoi këtë të martë një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 artistë e sportistë të njohur, si shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti. Sipas vendimit, 13 përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Përfituesti e pensionit të posaçëm janë: Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj, Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci, Virxhil Athanas Karaja.

pension special

Lini një Përgjigje