TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2025, 20:57

Nëse Berisha fiton, a integrohet Shqipëria? Zekthi: Marrëdhëniet me BE do t’i ketë të tensionuara!

Shkruar nga Pamfleti

Nëse Berisha fiton, a integrohet Shqipëria? Zekthi:

Analisti Fitim Zekthi thotë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, marrëdhëniet me zyrtarët europiane do t’i ketë të tensionuara.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Zekthi u shpreh se kjo do të varet edhe nga qëndrimi që Berisha do të mbajë ndaj SPAK, pasi ka deklaruar se do e shkrijë si institucion.

“Marrëdhëniet e kryeministrit Berisha do jenë më të tensionuara, por do përshtatet menjëherë. Nuk i ka marrëdhëniet e mira me të djathtën europiane. Kjo është opozita më e izoluar ndërkombëtarisht, pas asaj të 1996. Macron, Sanchez, edhe Mitsotakis, pra, do ketë marrëdhënie të tensionuara.

Por do varet edhe nga marrëdhënia me SPAK. Do varet që do ketë vendimi i qeverisë Bersha, që SPAK të shkrihet. Besoj se do kishte problem serioz në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Berisha do orientohej drejt marrëdhënieve me presidentin Trump, nëse do të fitojë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje