Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të lënë në “arrest në burg” për llogari të hetimit të aferës së sterilizimit, kërkojnë sot në Apelin e Posaçëm ndryshim të masës së sigurisë.
Sipas SPAK, Rjepaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Rreziku i largimit nga Shqipëria për tiu shmangur hetimeve, ka qenë argumenti kryesor me të cilin SPAK ka kërkuar në gjykatë, arrestimin e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit fitues të koncesionit të sterilizimit, Ilir Rrapaj.
Ndër të tjera, në vendim evidentohet fakti se veprat penale për të cilat akuzohen dy të arrestuarit kanë një marzh dënimi 7 dhe 10 vjet burgim. Vendimi i gjykatës Erion Bani, i dhënë në datën 23 qershor, citon ndër të tjera, se hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit të Nisma Thurje dhe mjekut Artan Koni. Për biznesmenin Ilir Rrapaj ne vendim thuhet se ai ka mashtruar për kompaninë aktivitetin si dhe fitimin e tyre.
Miqësia e ngushtë e Rrapajt me Rjepajn e Beqjan që u mbajt e fshehur
Sipas të dhënave prokuroria e fajëson biznesmenin se ka mashtruar edhe per faktin se nuk ka patur njohje me zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë ndërkohë që ka rezultuar e kunderta. Sipas hetimeve të Prokurorisë biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë shok fakulteti, universiteti me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj me të cilin ka kryer udhëtime para dhe pas lidhjes së koncesionit.
Ky fakt, sipas Gjykatës dhe Prokurorisë përbën konflikt të fortë interesi për të cilin është mashtruar shteti shqiptar, sepse një raport i tillë duhet ta kishin deklaruar përpara se të lidhej koncesioni dhe se mund të përbënte shkak për përjashtimin e kompanisë nga koncesioni.
“Personi që ka patur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Autoritetin Kontraktor Ministrinë e Shëndetësisë është shtetasi Ilir Rrapaj, i cili edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë detyrë publike dilte jashtë shtetit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë me targa TR4112R, drejtuar nga shoferi i Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë” shkruhet në dosje.
Lini një Përgjigje