TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 09:24

Ish-ministri i drejtësisë: SPAK duhet t’i “presë kokën” atij prokurori që nxjerr dosjet hetimore në publik

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ministri i drejtësisë: SPAK duhet t’i “presë

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka folur me tone të ashpra për rrjedhjen e informacioneve nga institucionet e drejtësisë.

Manjani tha se kushdo që nxjerr dosjen hetimore të një personi, SPAK duhet “t’i presë kokën” në kuptimin ligjor.

Ai u shpreh gjithashtu se personat që zbulojnë materiale nga dosjet nuk duhet të tolerohen.

“Është bërë një frymë e papranueshme dhe nuk është as në favor të drejtësisë, as në favor të hetimeve të paanshme dhe as në favor të informacionit për publikun.

Praktika është që materialet e dosjes hetimore gjenden në publik. Kjo është e papranueshme. Koka, në kuptimin ligjor të fjalës, e një prokurori që është pronari i asaj dosje, duhet të bjerë njëherë që të mësohet njëherë e mirë kjo histori.

Nëse ka një punë për të bërë SPAK-u sot është të ndalojë duke prerë kokën ligjërisht prokurorit që është përgjegjës për një dosje hetimore”, tha ish-ministri për "Euronews Albania".

 

manjani spak

Lini një Përgjigje