
Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Edhe pse nuk kanë të gjithë bileta, mijëra vetë nga Kosova duan të jenë të pranishëm në Tiranë në këtë ndeshje historike.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet sot në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë.
Sipas policisë, do të ketë bllokime të pjesshme në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit serb gjatë stërvitjes dhe ndeshjes. Kufizimet do të zgjasin deri në 25 minuta gjatë secilit kalim.
Autoritetet kërkojnë respektimin e udhëzimeve të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe sigurisë publike.

Lini një Përgjigje