
Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura do të dënohet nga 5 deri në 10 vjet burg. Kjo masë e re në Kodin Penal është paralajmëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ky i fundit paralajmëroi shtimin e dy paragrafëve të rinj ku parashikohet shtimi i dënimeve në rastet e ndërtimeve të paligjshme.
“Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht.
Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg.
Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë.
Zënia e tokës kur ajo ndodhet brenda zonave të mbrojtura të dënohet nga 1 në 5 vite”, u shpreh Manja.
Lini një Përgjigje