
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ashpërsim të dënimit mbi ata që qëllimisht shkaktojnë zjarre. Madje Rama tha se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ata që ndërtojnë pa leje.
Deklaratat Kreu I Qeverisë I bëri gjatë prezantimit të masave për mbrojtjen e territorit.
“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri si ai në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishë, ndërsa për rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra.
Zjarrëvënësit duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja.
Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.
Lini një Përgjigje