TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 17:11

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Fevziu: Lajm i trishtë, me të iku dhe një zë i rëndësishëm i mediave

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Fevziu: Lajm i trishtë, me të iku dhe

Gazetari, moderatori dhe publicisti i njogur Artur Zheji është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Mësohet se Zheji ka ndërruar jetë në Sarandë, ku dhe ndodhej me pushime ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Gazetari Blendi Fevziu, koleg i Zhejit ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë. Teksa i shpreh ngushëllimet, Fevziu shkruan se bashkë me Artur Zhejin iku dhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave.

“Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur. Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik. Bashke me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi te gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 - të dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh në paqe Tur!”, shkruan Fevziu në Facebook.

Lini një Përgjigje