Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një numër të madh trarësh prej truri (trase) pranë hekurudhës Fier-Vlorë.
Një sasi e konsiderueshme drurësh që përdoren për hekurudhën, ka marrë flakë ditën e sotme, duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të mbulojnë qytetin e Fierit dhe rrethinat.
Pranë vatrës, nga pamjet e siguruara edhe prej Report Tv, ka edhe shumë shtëpi, duke rrezikuar edhe banesat.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Dy mjete dhe reparti zjarrfikës i Fierit po kryejnë shuarjen e flakëve.
Lini një Përgjigje