TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 22:21

Ndalimi i Qynos, Eugen Beci kundër SPAK: Mos kërko pasojën, por kërko shkakun

Shkruar nga Pamfleti

Ndalimi i Qynos, Eugen Beci kundër SPAK: Mos kërko pasojën, por

Ish-prokurori Eugen Beci teksa komentoi rastin e paprecedentë të gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, i cili për më shumë se 15 orë u mor në pyetje dhe iu bë presion për të treguar burimet e lajmeve që ai raporton, theksoi se nuk ka asnjë rast në botë kur në raste të tilla ka fituar prokuroria, por gjithmonë kanë fituar gazetarët.

Kjo është një histori shumë e vjetër, por asnjëherë nuk ka përfunduar në këto situata ku ka shkuar sot. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një gazetar të ketë të dhëna dhe të mos i publikojë, pse duhet të vetëcensurohet gazetarit përsa kohë ai nuk ka faj. Mos kërko pasojën, por kërko shkakun”, tha ish-prokurori Beci.

 

Lini një Përgjigje