TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2023, 16:54

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Baka ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar e atë radiotelevizive.

Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shume të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë  që themeluan gazetarinë televizive shqiptare.

Arkiva e RTSH ka në memorjen e saj kronika dhe emisione të shumta që mbajnë firmën e Milto Bakës.

Në 60-vjetorin e TVSH, Baka do ta quante një fat të punonte në RTSH, ndërsa karrierën e kish nisur në redaksinë e lajmeve të Radio Tiranës.

Për gazetarët e rinj Milto Baka do të mbahet mend si një profesor i përkushtuar në çdo kohë dhe për çdo gjë.

I specializuar si gazetar ekonomie, vitet e fundit Milto Baka ja kushtoi marketingut televiziv duke dhënë  një kontribut shumë të vyer.

milto baka

Lini një Përgjigje