
Ditën e sotme krahas protestës së thirrur nga opozita është zhvilluar dhe gjyqi për vulën e PD-së.
Teksa protesta tashmë ka përfunduar, forcat operacionale dhe ato Shqiponja kanë rrethuar Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Forcat "Shqiponja" janë vendosur prapa Gjykatës në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra më herët.
Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat Operacionale (civile) janë zhvendosur në Gjykatën e Apelit.
Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Ndërkohë protesta e thirrur më 3 mars nga ish-kryeministri, filloi në orën 12:00 dhe u mbyll dy orë më pas, rreth orës 14:00.
Lini një Përgjigje