TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2025, 17:18

Moti i keq në Fushë Arrëz, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugën në fshatin Bugjon

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Fushë Arrëz, rrëshqitjet e dherave

Reshjet e dendura të shiut të një nate më parë kanë krijuar probleme kryesisht në segmentet rurale në bashkive Pukë e Fushë-Arrëz. 

Fshati Bugjon në njësinë administrative Fierz, bashkia Fushë Arrëz është izoluar plotësisht si pasojë e shembjes masive të rrugës në afërsi të Lumit Bugjon.

Të rinjtë e fshatit kanë tentuar të hapin rrugën me lopata për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Mungesa e infrastrukturës  ka bërë që shumë prej fshatrave në veri të vendit të braktisen, ndërsa ata pak banorë që kanë mbetur po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e mungesës së investimeve.

 

Lini një Përgjigje