TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2025, 10:25

Kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij pas një sherri, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës

Shkruar nga Pamfleti
Kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij pas një
Garda e Republikës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

arrestohet enis keta punonjësi i gardës së republikës

Lini një Përgjigje