TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2024, 21:00

‘Mosbindja civile’ e 29 tetorit paralizon vendin, opozita paralajmëron bllokim rrugësh në disa qytete!

Shkruar nga Pamfleti

‘Mosbindja civile’ e 29 tetorit paralizon vendin, opozita

Sipas burimeve, bëhet fjalë për bllokimin e rrethrrotullimit tek Casa Italia, Milotit, Shkozetit, rrethrrotullimit të Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Partia Demokrati ke paralajmëruar se më datë 29 tetor, në orën 17:00, do të zhvillojë protestën e radhës, e cila pritet të jetë vazhdimësi e asaj të 7 tetorit. Ora e tubimi u caktua mbrëmjen e sotme në selinë e PD pas mbledhjes që pati Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka me kryetarët e degëve.

“Mosbindja Civile” e kësaj radhe nga opozita pritet të jetë në shkallë më të gjerë se ajo e 7 tetorit ku ajo u fokusua vetëm në kryeqytet dhe pati sulme me molotov ndaj institucioneve se, Kryeministria, Bashkia e Tiranës, Ministrinë e Infrastrukturës edhe Selinë e Partisë Socialiste.

Kësaj radhe kaosi i krijuar nga tubimi i opozitës do të paralizojë edhe disa qytete tjera. Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë marrë përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për bllokimin e rrethrrotullimit tek Casa Italia, Milotit, Shkozetit, rrethrrotullimit të Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Nuk është e qartë se sa do të funksionoje kjo formë proteste me bllokimin e rrugëve dhe akseve kryesore në vend, pasi kjo do të ndikojë në itinerarin dhe punën e shumë qytetarëve të cilët përdorin këto akse, gjë që mund të shkaktojë një përplase mes tyre.

Megjithatë, mbetet për tu parë se si do të veprohet në këtë tubim, pasi në atë të datës 7 tetor, pati shumë mangësi dhe konfuzion. Gjatë gjithë kohës, drejtuesit e PD-së rrinin në celularë dhe prisnin direktiva nga ana e Berishës dhe në disa raste dukeshin si të humbur. Kjo mungesë organizimi bërë dhe që shumë protestues të largoheshin nga protesta.

Gjithashtu në këtë tubim prite që sërish të mos ketë podium as podium e as fjalime, gjë që nënkupton se sërish do të kemi dhunë, molotov dhe djegie institucionesh, koshash e stacione autobusësh. Mbase dhe më tepër.

Kujtojmë se kjo protestë u thirr nga kreu i PD-së Berisha mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit nga SPAK të kreut të PL-së, Ilir Meta. Për këtë edhe Partia e Lirisë ka njoftuar se do të jetë e pranishme në këtë protestë.

Megjithatë mbetet për tu parë se sa aktivë do të jenë pjesëtarët e PL-së në protestën e ardhshme, pasi në atë të datës 7 tetor, Meta me bashkëpunëtorët e tij thjesht u paraqitën sa për zë dhe figurë në fillim të saj dhe më pas u larguan.

Vlen të theksohet se pavarësisht se opozita ka kohë që thërret për mosbindje civile, ajo është konkretizuar me thirrje për protestë vetëm në rastet kur dikush nga ana e opozitës është futur në burg. Ajo e datës 7 tetor, u thirr pas burgosjes së Ervin Salianjit nga Apeli për “kallëzim të rremë” dhe tani protesta e thirrur më 29 tetor, pas arrestimit të ortakut të Berishës, Ilri Meta nga SPAK./Pamfleti 

 

Lini një Përgjigje