
Aktivisti dhe specialisti i IT, Gent Progni në protestën e sotme që mbahet në Tiranë bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos heqin dorë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.
Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe patronazhistë që të qëndrojnë larg, ndërsa theksoi se kanë nisur manipulimin e algoritmit për të zbehur madhështinë e kësaj proteste. Gjithashtu ai bëri edhe një thirrje për SPAK por jo vetëm.
“Kryeministri ka nisur të sulmojë influencerat sepse patornazhistët e tij komentonin dhe manipulonin alogaritmet. Ndaj ai sulmon ata sepse ja ka thyer këto mure. I bëj thirrje SPAK, prokurorëve, gjykatësve që kjo protestë është edhe për ju. Jini të vërtetë sepse po presim të fusni kriminelët dhe të korruptuarit në burg. I bëj thirrje të gjitha bizneseve që kanë presionin tatimor mbi supe, të gjitha dyqaneve të vogla, mbyllini qepenat dhe bashkohuni këtu me ne. I bëj thirrje dhe të gjitha institucioneve rrini larg protestuesve dhe mos bëni presione për ata që marrin pjesë në protestë. Mos na provokoni. Edhe institucioneve ndërkombëtare i bëj thirrje të kenë sy të kjo protestë, për të gjitha ata që bëjnë presione e të mbajnë shënime. Dorëhiqu”, tha ai.
Lini një Përgjigje