
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.
Për ditën e shtunë për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Lini një Përgjigje