TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2024, 21:09

Shiu i dendur ‘paralizon’ Durrësin, përmbyten disa rrugë në qytetin bregdetar!

Shkruar nga Pamfleti

Shiu i dendur ‘paralizon’ Durrësin, përmbyten disa

Reshjet e dendura të shiut në orët e fundit në qytetin e Durrësit, kanë përmbytur disa rrugë.   Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

Kjo problematikë është prej kohësh në qytetin bregdetar. Nga mungesa investimeve në infrastrukturë dhe e pastrimit të kanalizimeve, rrugët përmbyten shpesh.

Shiu i dendur ‘paralizon’ Durrësin, përmbyten disa

Lini një Përgjigje