
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, i cili kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e tij në qeli.
Ervis Lami i cili u arrestua me urdhër të SPAK bashkë me ish drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe Valter Begajn, u la i lirë nga Gjykata e Posaçme në datë 14 qershor të këtij viti.
Vendimi i shkallës së parë u ankimua nga Prokuroria e Posaçme në Apel. Shkalla e dytë ne datë 25 korrik vendosi rikthimin e Lamit në qeli.
Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. Sipas SPAK, përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton ish-drejtorin e ARRSH-së për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Sipas akuzës, Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET - GROUP”, sh.p.k. Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tenderë dhe shitje fiktive.
Lini një Përgjigje