TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 16:32

“Opozita e dobët për shkak të Berishës”, Ngjela: PD nuk vjen më në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita e dobët për shkak të Berishës”, Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Ai tha se opozita është e dobët për shkak të statusit “non grata” të Berishës në SHBA. Sipas tij, kjo përbën një pengesë për zgjedhjet 2025, ndërsa shton se opozita nuk i ka votat për të ardhur në pushtet edhe sikur të jetë e gjitha në një koalicion.

Ngjela u shpreh se Rama e mban Sali Berishën në PD për të forcuar pozitat e tij politike dhe duke e përdorur si një faktor të dobësisë së opozitës.

Avokati shtoi se Berisha ka orientim politik nga Beogradi e Moska dhe se kjo nuk i lehtëson pozitat e tij në SHBA.

“PD me Saliun është e dobët se ai është non grata në SHBA. S’mund të ketë një parti të djathtë kryetari i të cilës të jetë non grata në Amerikë. Në funksionon që non gratës duhej të tërhiqej, ai nuk ka asnjë shpresë nëse PD nuk vjen në pushtet, por partia nuk vjen dot në pushtet me Berishën. Dhe këtë e shfrytëzon Rama. Non grata ka tjetër procedure dhe nuk e bind dot Senatin pa pasur të vërtetën dhe nuk e rrëzon dot Trump. Po flasim për korrupsionin. Procedura ka nisur kur Trump ka qenë president dhe e shoh shumë të vështirë që t’i heq non gratën. Unë kam informacione që Berisha ka 20 vite që nuk është me politikë amerikane, ai është nga Beogradi në Moskë. Prandaj si zor që ta lehtësojë politika amerikane me heqjen e non gratës. Rama mban Saliun se s’ka vota, i thotë sa të jetë ky në PD unë fitoj dhe është në rregull. Berisha lufton për vetën e tij. Opozita edhe gjitha së bashku nuk i ka votat për të ardhur në pushtet”, tha Ngjela për “RTSH”.

Avokati ka komentuar edhe lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar si një veprim të detyrueshëm nga ana e ligjit.

“Ishte detyrim ligjor, dispozita e tij ligjore nuk e parashikonte në mënyrë të detyrueshëm arrestin dhe ky filloi procesin penal i lirë. Ai nuk i vajti prokurorit tre herë dhe ata e arrestuan, se ashtu e kërkon ligji. Mbaroi hetimi dhe nuk e mbanin dot më, pasi ligji e ka arrestin të detyrueshme vetëm për pjesën e hetimit se nuk i përgjigjej thirrjeve të prokurorit. Sapo mbushi afatin, të nesërmen e lirin, e nxori ligji, jo avokati”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje