TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 13:51

"Ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm"/ E Ngarkuara me Punë e SHBA: Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve!

Shkruar nga Pamfleti

"Ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm"/ E Ngarkuara me

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn, gjatë një aktiviteti në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo u shpreh se ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm që “punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”.

Ndër të tjera tha se Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është përsëri #PërtejTiranës – këtë herë në Vlorë! Duke e nisur udhëtimin e saj me një takim së bashku me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, znj. VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve”, u shpreh ajo para studentëve sipas ambasadës së SHBA.

 

Lini një Përgjigje