TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 13:53

Fatet dhe jetët e njerëzve në diktaturë ... 58 vite pa Naun Kozma Kondakçiun

Shkruar nga Pamfleti
Fatet dhe jetët e njerëzve në diktaturë ... 58 vite pa Naun
Naun Kozma Kondakçiu

Sot u bënë 58 vjet qe regjimi makabër të vrau, të mori nga duart e nënës sonë dhe të largoi nga ne. Por ti gjithmonë ke jetuar në zemrat tona dhe nuk i harrojmë kurrë torturat tua në gjallje e vdekje nga njerëz të pashpirt, që dhe sot e kësaj ditë kane ngelur të pandëshkuar. I përjetshëm kujtimi yt, i përjetësisht në zemrat tona.

Naun Kozma Kondakçiu

Lindi në Dhjetor të 1934 ! Nesër me datë 3 Dhjetor mbushen plot 54 vjet nga vrasja makabre e tij, në përpjekje për tu arratisur nga kampi i Laçit ! Por kush ishte Nauni ?

Nga dëshmitë e njerëzve të tij të afërt , të cilët kanë jetuar , përjetuar histori dhe ngjarje me Naunin, kemi përshkrime me superlativa dhe vlerësime maksimale !

Ishte një djalë i gjatë, me sy të shkruar , inteligjent , i dashur me njerëzit , elegant në veshje edhe ne sjellje . Me dashuri të  madhe për jetën dhe dijen ! Ishte një njeri i ndriçuar që rrezatonte nga çdo anë ! Ishte si dielli që  të ngroh dhe te përçon me dritën e tij e të mbush me energji !

Pasi kreu shkollën 7-vjeçare, Nauni vazhdoi gjimnazin 29 Nëntori në Shkodër dhe e përfundoi me rezultate te shkëlqyera.

Meqenëse mbaroi me rezultate te larta dhe rridhte nga një familje me biografi të mirë (vëllai dëshmor), shteti e dërgon më bursë për studime në Moskë, inxhinieri mekanike. Po të gjykojmë nisur nga fotografia por edhe nga dëshmi te bashkëkohësve , leximi dhe studimi ishin pasioni i tij.  Miqtë e tij e përshkruajnë si një njeri social. Dëshira dhe etja e tij për dije ecnin paralel me atë për jetën . Ne një nga daljet e tij për tu dëfryer e për te kaluar kohen e lire , zemra i rrahu fort për një vajze ruse me te cilën gjate kohës së studimeve sjellin ne jete edhe një fëmijë , djalë ! Jeta për Naunin kishte marrë një kahe pozitive të cilën besoj që as ai vete në ëndrrat e tij me të bukura nuk do ta kishte imagjinuar  kështu! Ndërsa gjërat rridhnin normalisht për Naunin dhe familjen e tij, atje lart në Olimp, perënditë zunë e qeshnin sepse e dinin atë qe kishin kurdisur.

Vjen prishja e Hrushovit me "fanarin ndriçues te botes", Enver -kasap-Hoxhën.

Siç dihet nga te gjithë , studentet shqiptare duhej te ktheheshin në atdhe. Studimet mbeteshin pa mbaruar. Nauni gjendej përpara disa dilemave dhe presioni te tmerrshëm . Të qëndronte në Moskë aty ku jeta po i buzëqeshte dhe po i falte me bujari ato çka kishte ëndërruar, apo te kthehej në Shqipëri , aty ku kishte Nënën (babai kishte humbur jetën gjate bombardimeve te ushtrisë italiane duke lënë 5 jetime),2 motrat dhe  vëllanë tjetër por qe kishte pasiguri e paqartësi për te ardhmen për atë vete dhe për familjen e tij? Po te qëndronte ne Moske , pasojat për familjaret e tij do te ishin katastrofale , dhe ai me atë intelekt e zgjuarsi qe e karakterizonte e dinte këtë , sepse bisha komuniste i kishte nxjerre dhembet ende pa mbaruar lufta. I vendosur me shpatulla ne mur dhe me dhimbje te madhe , por ndoshta duke shpresuar qe gjerat do te ndreqeshin, dhe me një altruizëm të paparë vendos të kthehet në atdhe.

Fillimisht e caktojnë ne ofiçinën e Plukut në Lushnje, si punëtor mekanik . Gjatë kësaj kohe aktivizohet edhe me ekipin e futbollit të Lushnjës. Shokët e skuadrës e përshkruajnë si një futbollist të talentuar e te veçantë. Natyra ishte treguar tepër bujare me Naunin por jo edhe fati i tij .

Një brenge e një maraz kishte filluar të rritej e ta gërryente nga brenda Naunin . Kuptohet lehte se çfarë ! Gjendja me Rusinë jo vetëm që nuk po ndreqej por tanimë ishte shuar çdo shprese.

E transferojnë në Kuçovë si inxhinier mekanik në uzinë . Për të gjithë jeta vazhdonte normalisht por për Naunin kishte ndalur kaherë. Megjithatë , The show must go on . Njihet me një vajzë dhe krijon familje në Shqipëri ( histori e njohur për shumë studente të kthyer asokohe). Jeta ndoshta po i buzëqeshte përsëri, ndoshta.....

Lindin një djalë .

Por i ligu(kupto regjimi) nuk të le të ngresh shtëpi, ti bën shtëpinë e ai te prish çatinë .

Pakënaqësia dhe brenga që mbartte Nauni e kishte bere atë te fliste pa frikë ndoshta , sepse dashuria e mund çdo frikë.

Nga ana tjetër sigurimi i shtetit i cili shpikte armiq edhe aty ku nuk kishte, punonte në prapaskenë. Praktikat dhe metodat e tyre shumica e shqiptareve i mban mend edhe sot.

Nauni shkëlqente aq shumë sa drita e tij i verbonte ! Terri komunist nuk donte dritë . Sakaq kurthi u thurr. Agjitacion propagandë.

Në Moskë tha Nauni kur hapje rubinetin në vend të ujit dilte birrë !

Kaq mjaftoi ! E pakonceptueshme për kohën ! E bukura duhej vrare!

Nuk ndërtohet kështu "Njeriu i Ri" , ç ‘është kjo birrë në vend të ujit, në një kohë që ende hallet i kishin jashtë?!

E dënojnë me 7 vjet heqje lirie e cila u shndërrua në 5 vjet .

Dënimin duhej ta kryente ne Spaç. Ishte koha kur ne Laç ndërtohej Superfosfati. Nauni u përzgjodh midis te tjerëve për të shkuar  që të punonte në kampin-burg të Laçit. Por shpirti liridashës e i etur për jetën i Naunit nuk mund të pranonte skllavërinë ! Mendja i punonte dite e natë sesi ta fitonte përsëri lirinë e humbur ! Nga ana tjetër sigurimi i shtetit edhe pse Nauni ishte i burgosur nuk flinin të qetë. Nuk ishin nginjur ! Kërkonin gjak. Uji fle dhe hasmi s'fle thotë populli. Për epilog po ju bashkëngjis dëshminë rrëqethëse te bashkëvuajtësit të Naunit , Neim Pasha . Kjo është një nga historitë makabre dhe tragjike te njerëzve nën diktaturë . Dua të vazhdoj të shkruaj , por kam frikë se nuk do të mbaroj dhe se do të gërvisht plagë të vjetra ! Po e le me kaq , ata që duhet të skuqen dhe tu vijë turp nga vetja e dine vete se kush janë ! Ata qe shkelen mbi gjakun e Naunit .... thashë po e le me kaq !

E MART

6 DHJETOR 1966

Ajo qe pashe sot me sy ka qene e tmerrshme. Tre shokët e mi Sazan Haderi nga Gjirokastra Murat Marta nga Bërzeshta e Librazhdit dhe Naum Kondakciu nga Lushnja thyen portat e burgut. Po po aventura e tyre arriti deri këtu. Gjithçka ndodhi kur ne kamp u fut makina tip Zis qe bënte furnizimin e kuzhinës. Ata e rrëmbyen dhe me te shqyen portën e burgut. Kur dolën ne rruge gati u përplasen me një autobus pasagjeresh. Për te shmangur këtë Zis-i ndaloi. Ndaloi edhe autobusi. Një çast te dyja automjetet mbeten turi për turi. Rojet e rrethimit te kampit filluan te shtien me automatike. Tre te dënuarit u hodhën nga makina dhe ja mbathen vrapit ne drejtim te pyllit pas parkut te Laçit. Ndërkaq nje oficer doli nga autobusi nxori pistoletën dhe shtiu plot shtate here andej nga iku treshja qe braktisi burgun. Ne kishim dale te gjithë dhe ndiqnin nga afër ngjarjen. Zemra na e donte qe te shpëtonin. Krismat vazhduan pa reshtur disa ore. Ne kamp ishte dhënë alarmi. Ne na rreshtuan ne qendër te tij. Oficeri i rojës filloi apelin emër për emër. Mungonin ata te tre Murat Marta Naum Kondakciu dhe Sazan Haderi. Gjallë a vdekur do ti keni këtu brenda 24 orëve shfryu oficeri i rojës dhe doli jashtë. Pastaj dikush urdhëroi dhe na mbyllen brenda kapanonit. Te dera e tij dy police rrinin ne këmbë me automatik në dore. Kush kishte nevoje për shërbime shoqërohej nga njeri prej tyre në banjë. Tjetri qëndronte tendosur te porta. Kampi u vu ne gatishmëri numër një. Ore te tera i kaluam ne këtë gjendje. Në mesnate në kapanon u be zhurme. U zgjova e po shikoja se ç’po ndodhte. Dy oficere dhe një shpure policesh tërhiqnin zvarre Sazanin dhe Muratin. Duart ua kishin lidhur me tel me gjemba. Nga gishtërinjtë u rridhte gjak. Ishin lagur deri ne palce. I kishin rrahur e torturuar aq fort sa ishin shpërfytyruar krejt e me zor dalloheshin. Sa i pashe mendja me shkoi te Naumi. Ishallah - mendova - ka shpëtuar pa u rënë në dorë xhahilëve.

Aty nga ora pese e mëngjesit u be zgjimi. Na urdhëruan te dilnim te gjithë jashtë. Te rripi i çimentos ku na vinin kazanet e gjellës kishin hedhur trupin e Naumit. Nxitova për ta pare. Mu rrëqeth mishi e po dridhesha i teri. Fytyra i kish marre ngjyre te zverdhur. Rrobat i qenë bërë të kuqe flake. Plumbat e shumte që kishte marrë ia kishin nxjerre zorrët jashtë. U afrova. Një moment ia mblodha e ia futa ne bark. Me një lecke qe gjeta aty pranë i mbulova fytyrën. Nuk durova me dhe u ngrita. Këmbët i ndjeja si të mpira. Ika e u shtriva në krevat. Nuk zgjati shume e me thirrën te oficeri i rojës. Një civil që ishte aty më kërkontë llogari kërcënueshëm pse e kisha mbuluar te vrarin dhe çlidhje kisha më të. Aty për aty i shpjegova diçka pa u menduar gjatë.

- Po ti mos ke ndonjë mendje si ai - më pyeti dhe pasi me futi një shkelm nga barku urdhëroi policin për të më shpurë te shokët..

naun kozma kondakçiu

Lini një Përgjigje