
Kompania Florfarma nisi të rrisë xhiron vjetore kur iu fut tenderëve pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, duke arritur kulmin vitet e fundit, tregues ky i një skeme klienteliste dhe korrupsioni në shëndetësi, dega më e lakuar e qeverisjes për koncensione dhe tenderë korruptivë, shpërdorime, skema mashtrimi etj.
Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj ka një grup zyrtarësh që punojnë për të kopsitur letrat e tenderëve korruptive vetëm për të kaluar paratë publike në xhepat e tij.
Bëhet fjalë për ish berberin e Tepelenës, Mitro Todhe, një klient solid i ministrave të Shëndetësisë, kontrabandist i vjetër ilaçesh dhe i dyshuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit.
Todhe e ka nisur ‘karrierën’ si berber në Tepelenë, më tej si kamarier në Fier, në vijim si kontrabandist ilaçesh me çanta, ndërsa sot është kthyer në oligark i tenderëve në shëndetësi, me një rekord prej 1600 tenderësh me flamur korrupsioni, por duke mos harruar as zanatin e vjetër të letrave anonime.

Lakuar në media si ish berberi i Gramoz Ruçit, Mitro Todhe qëndron pas kompanisë farmaceutike Florfarma (K21405001N), të cilën e ka kaluar formalisht në emrin e fëmijëve Florjan dhe Arjola Todhe që në vitin 2010.

Kompania është themeluar në vitin 1999 nga Mitro Todhe i barnave kontrabandë me emrin Biomedic, emër të cilin e ka ndryshuar më vonë në Florfarma.

Kompania Florfarma nisi të rrisë xhiron vjetore kur iu fut tenderëve pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, duke arritur kulmin vitet e fundit, tregues ky i një skeme klienteliste dhe korrupsioni në shëndetësi, dega më e lakuar e qeverisjes për koncensione dhe tenderë korruptivë, shpërdorime, skema mashtrimi etj.

Gjatë viteve të fundit, kompania klienteliste Florfarma ka marrë rreth 1600 tenderë me vlerë miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj. Tenderët janë shënjuar me flamur të kuq korrupsioni për shkak të mungesës së konkurrencës, paracaktimit të fituesit me pazar në tavolinë dhe ofertave fituese gati sa fondi limit. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, numërohen mbi 3 mijë transaksione të buxhetit të shtetit drejt llogarisë së kompanisë Florfarma, në zbatim të kontratave me natyrë korruptive për blerje ilaçesh dhe materialesh mjekësore.

Nga verifikimet rezulton se kompania e ish berberit Mitro Todhe rreth 400 tendera i ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë, kryesisht gjatë drejtimit të Ogerta Manastirliu, e cila ka në SPAK.
Kompania Florfarma rreth 60 tenderë i ka marrë nga QSUT, 60 tenderë nga Spitali i Traumës, mbi 90 tenderë nga Spitali i Fierit, mbi 80 tenderë nga Spitali i Elbasanit etj.

Teksa ish berberi mbyll pazaret e radhës për tenderat që do marrë kompania Florfarma, dy fëmijët e tij Arjola dhe Florjan Todhe ‘notojnë’ në luks me paratë publike.

Vitin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë i besoi kompanisë Florfarma luftën kundër mushkonjave në zonat bregdetare në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Tre tenderët për luftën kundër mushkonjave janë zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, me në krye në atë kohë Endri Mullain, një personazh i lakuar për afera korruptive që nga Ministria e Bujqësisë. Mullain e shpëtoi Bledi Çuçi nga arrestimi. Pas largimit nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, po investon paratë korrupsionit në bregdet.
Instituti i Shëndetit Publik, nën hetim nga SPAK për afera korruptive, dështoi të zhvillonte tenderët e mushkonjave, ndaj në lojë hyri Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.
ISHP-ja ia jepte zakonisht tenderët e mushkonjave kompanisë NRG të Flutura Nuredinit dhe Marco Genicco, sipas KLSH-së, në mënyrë të paligjshme. Madje, NRG-ja nuk zbatonte as kontratat.
Mitro Todhe e nxori jashtë loje Fluturën, e cilat është lakuar si shoqe e Silva Binos, që doli shumë e nervozuar nga SPAK kohë më parë.
Tre nga katër tenderët e ndjekur nga Endri Mullai për mushkonjat i ka fituar kompania Florfarma e familjes Todhe, në vlerat mbi 300 mijë euro. Një tender e kanë fituar Armand Fida dhe Fatos Lashi./ Prapaskena
Lini një Përgjigje