TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2024, 11:29

Kaosi në Kuvend, Policia çon në SPAK deputetët e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Policia çon në SPAK deputetët e

Policia ka dërguar në SPAK një grup deputetësh të opozitës, për kaosin e shkaktuar dje brenda dhe jashtë Kuvendit. 

Deputetët e paditur janë Elda Hoti, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

– Elda Hoti, 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
– Flamur Noka, 53 vjeç, Bledjon Nallbati, 38 vjeç, Gazment Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë."-thuhet në njoftim. 

Lini një Përgjigje