Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi tha se policia nuk mund të futet në Kuvend, por vetëm Garda.
Murrizi shtoi se urdhërin që FNSH të ishte në Kuvend e ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda.
'Kjo e sotmja është e rëndë sepse nuk mundet policia e shtetit të futet brenda gardhit rrethues të institucionit të Kuvendit. Parlamenti është institucioni suprem i këtij vendi, ne jemi Republikë Parlamentare.
Edhe në Kushtetutë dhe në Rregullore të Kuvendit, mbarëvajtjen e punimeve, sigurimin e jetës së deputetëve, ruajtjen e qetësisë gjatë seancave e kontrollon vetëm Garda e Republikës.
Nuk I lejohet asnjëlloj polici me kapele që të shkelë brenda territorit të Kuvendit, veçse Gardës së Republikës. Në hiearki, urdhrin e ka dhënë Drejtori i Policisë, Ilir Proda.
FNSH lëvizin me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Madje RENEA edhe me miratim të ministrit.
Nëse kanë qenë të FNSH-së, urdhërin e ka dhënë Drejtori I Përgjithshëm, Ilir Proda.
Por cilido që të jetë urdhëruesi, ose Proda ose Ministri Hoxha ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e institucionit nga ku burojnë të gjitha pushtetet në një Republikë Parlamentare.
Arroganca dhe grykësia për pushtet e kësaj mazhorance nuk njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rregulloren e Spiro-Ramës e ka rrëzuar.', tha Murrizi në një intervistë në Ora News.
Teksa opozita pretendon se një efektiv policie i FNSH ka nxjerrë armën për të kërcënuar deputetin Luan Baçi, ka ndodhur edhe një debat mes kreut të Gardës dhe atij të FNSH-së, pse Policia hyri brenda territorit të Parlamentit kur situata ishte nën kontroll.
Ermal Onuzi, shefi i Gardës debat me vartësit e tij dhe përfaqësuesit e FNSH-ve, pse u hap gardhi i sigurisë së Parlamentit. Madje ai i ka thënë pas debatit një prej vartësve që të largohej prej andej në nerva e sipër.
Lini një Përgjigje