TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 11:37

Mirditorët nisen drejt Thethit, Kujtim Gjuzi thirrje Ramës: S'e ke kuptuar ku e ke futur familjen tënde, dëmshpërble banorët

Shkruar nga Pamfleti

Mirditorët nisen drejt Thethit, Kujtim Gjuzi thirrje Ramës: S'e

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë nisur ditën e sotme drejt Thethit, për të mbështetur banorët, të cilët prej ditësh janë përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje.

Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorëve të cilëve ua shembi shtëpizat e tyre prej druri.

Më tej, Gjuzi tha se Rama nuk e ka kuptuar ende se ku e ka futur veten dhe familjen e tij, ndërsa theksoi se ky nuk është kërcënim, por është për t'i thënë që ke bërë një gabim që duhet ta dëmshpërblesh.

"Ne si konservatore jemi përgjigju thirrjes së Zef Gonajt për të qenë në Theth. Thethi është i thethianëve i komunitetit katolik dhe nëse ne flasim shqip sot dhe nuk flasim serbisht apo greqisht është pikërisht se këto zona që e kanë mbrojtur vendin.

Të shkosh në Dukagjin dhe të shembësh shtëpitë e të tjerëve pasi u ke thënë shtëpitë do ti gëzoni, kjo nuk quhet vetëm prerje në besë, por kjo është një krim bastard.

Unë nuk kam çfarë ftesë ti bëj Ramës, që zotëria duhet të mësojë dhe të lexojë kanunin e Lek Dukagjinit. Mesa duket akoma ai nuk e kupton se ku ka futur jo vetën, por ka futur të gjithë familjen e tij. Kjo nuk është kërcënim, por është për ti thënë që ke bërë një gabim që duhet ta dëmshpërblesh.

Të dëmshpërblejë të gjithë ku ka vënë fadromë. Atij vëllait Çam duhet të kërkojë falje, të gjithë ata njerëzve që i ka sharë me libër shpie”, tha Gjuzi.

Lini një Përgjigje