
Një ndërtesë 3-katëshe në zonën e Thethit, atje ku prej 1 jave po vijon aksioni për shembjen e atyre që konsiderohen ndërtime pa leje, do i vendoset tritoli.
Kjo është zgjidhja që do të përdoret për të shembur godinën e fundit në një prej zonave të mbrojtura, ku sipas Kryeministrit kishte mbi 100 ngrehina të paligjshme.
Forcat e xhenjos janë angazhuar për vendosjen e tritolit në godinën 3-katëshe, e cila është e fundit, në një mori shtëpizash, kryesisht prej druri, që janë shembur nga momenti që Edi Rama i shpalli të paligjshme.
Banorët e zonës kanë kundërshtuar aksionet, në disa raste ka pasur tensione dhe përplasje, por duket se IKMT, e mbështetur nga Policia e Shtetit, ka çuar deri në fund aksionin, duke rrëzuar edhe godinën e fundit me tritol.
Lini një Përgjigje