TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2025, 22:59

“Produktet shqiptare taksohen më shumë se importet”, Buxhuku kundër nismës së Ramës: BE-ja është mjet, jo qëllim!

Shkruar nga Pamfleti

“Produktet shqiptare taksohen më shumë se importet”,

Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, duke marr shkas nga nisma e re e qeverisë për bulmetrat pa faturë tatimore, ngriti alarmin për barrën fiskale që rëndon mbi prodhimin vendas.

I ftuar në emisionin 'Debat'  në A2 CNN, Buxhuku tha se produkti vendas direkt taksohet me 20% më shumë sesa ai që vjen nga importi.

“Në legjislacionin e sotëm fiskal në Shqipëri, produkti që prodhohet në Shqipëri direkt taksohet me 20% më shumë sesa ai që vjen nga importi. T’i do e fillosh punën nga vetja, të stabilizosh kuadrin e madh fiskal, financiar dhe ligjor në mënyrë që t’ja kërkosh më pas atij që ti vetë e ke shkelur”, u shpreh Buxhuku.

I pyetur mbi procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Buxhuku theksoi se prioritet duhet të mbetet interesi i qytetarit shqiptar dhe jo vetëm plotësimi i kushteve formale të BE-së, ai tha se interesi i shqiptarëve është parësor. 

“Nuk më intereson shumë se çfarë i bëjmë BE-së, më intereson se çfarë i bëjmë qytetarit shqiptar. Qytetari të marrë ushqim të sigurt, të shëndetshëm, pavarësisht faktit nëse ne do të jemi pjesë e BE-së apo jo. Në fund të fundit, anëtarësimi është mjet, jo qëllim. E realizon nëpërmjet BE-së, apo e realizon duke bërë marrëveshje me SHBA-në, apo e realizon vet, kjo më pas është taktikë”, tha Buxhuku

Lini një Përgjigje