TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2025, 21:30

Shtëpiza e fundit në Theth, familjarët ngujohen dhe s'lejojnë shembjen; Rama: Marrëzi kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Shtëpiza e fundit në Theth, familjarët ngujohen dhe

Pjesëtarë të një familjeje në Theth janë ngujuar brenda një prej shtëpizave, e fundit e cila është në listën për tu shembur...

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur mbrëmjen e së hënës se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri në pastrimin e mbetjeve inerte, pas shembjes së ndërtesave në Theth, përgjatë 1 jave.

Rama shkruan në rrjetin social se rreth 100 ngrehina pa leje ishin në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Ndërsa e konsideron si ‘marrëzi kriminale’ atë që kishte ndodhur në Theth, Kryeministri theksoi se forcat e xhenjos do të largohen kur të pastrojnë totalisht këtë zonë. Madje Rama e konsideron këtë si fillimin e Rilindjes Urbane 2.0, duke e konsideruar këtë si jetike për Shqipërinë në BE.

Gjatë ditës së sotme, Edi Rama paralajmëroi se aksione si ai në Theth kundër ndërtimeve pa leje do të ndërmerren në të gjithë territorin dhe si për ta konkretizuar këtë, Kreu i Qeverisë njoftoi konfiskimin e një pallati në ndërtim në Vlorë, pasi ishte shkelur leja e ndërtimit.

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje - nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru - në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Tensionet

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur banorët në Theth pretendojnë se nga IKMT nuk ka pasur asnjë njoftim lidhur me objektet që do shembeshin.

Një prej banorëve të Theth, i cili bazuar në një ultimatum të IKMT-së që i kërkonte banorëve që të zbërthenin vetë shtëpizat e drurit, tha se prita nga shteti letrat, dokumentet dhe nuk kanë sjellë asnjë njoftim.

Në anën tjetër, pjesëtarët e një familjeje kundërshtojnë prishjen e një prej shtëpizave të drurit.

Fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur,  por banorët e kundërshtuan.

Ata kërkojnë nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur. Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT.

Teksa policia ka krijuar kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, fadroma e IKMT ka nisur shembjen e banesës, por e ka patur të pamundur sepse në objekt janë futur të gjithë familjaret.

Kjo ka prodhuar tensione, pasi banorët pretendojnë se IKMT po ndërhyn përtej afatit, orës 18:00, që ishte njoftuar më parë.

Lini një Përgjigje