TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2025, 15:54

“Mallrat pa faturë do të sekuestrohen”, Rama: Cënohet rendi ligjor dhe kërcënohet shëndeti i qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Mallrat pa faturë do të sekuestrohen”, Rama: Cënohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me aksionin e nisur mëngjesin e sotëm nga inspektorët e Tatimeve dhe AKU, lidhur me shitjen e produkteve të bulmetit dhe mishit pa fatura shoqëruese.

Rama shkruan në rrjet se mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër.

“Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama.

Gjatë paradites së sotme në të gjithë vendin nisën kontrollet dhe në bazë të udhëzimeve çdo produkt bulmeti dhe mishi që nuk ka faturën e origjinës do të sekuestrohet. Rama urdhëroi një aksion të tillë në kuadrin e përpjekjeve të Qeverisë dhe institucioneve për të përmbushur një nga kriteret e ecjes përpara drejt BE-së që ka të bëjë me sigurinë ushqimore.

Lini një Përgjigje