TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2025, 12:13

IKMT iu prishi ndërtimet, qytetarët në Theth asnjë ankesë te Avokati i Popullit

Shkruar nga Pamfleti

IKMT iu prishi ndërtimet, qytetarët në Theth asnjë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, deklaroi se institucioni që ajo drejton, nuk ka marrë ende nuk ka asnjë ankim nga qytetarët në lidhje me aksionin e ndërmarrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se institucionit që drejton, i nevojitet konsensusi i qytetarëve për të nisur hetime të plota mbi problematika të caktuara, ndërsa solli si shembull një rast në Shkodër, ku qytetarët nuk dhanë dakordësinë për të nisur hetimin, duke e penguar procesin.

Ballaca theksoi se për të evidentuar plotësisht problematikat dhe qëndrimet e institucioneve, është i nevojshëm një hetim i thelluar dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, për të cilën tha se do të dërgohet edhe një ekip në terren.

“Avokati i Popullit duhet të ketë konsensusin e qytetarëve për fillimin e një hetimi. Ka pasur një problematikë të ngjashme në Shkodër, ku qytetarët nuk na dhanë konsensusin që të nisim hetimit. Duhet hetim i plotë që të evidentohen problematikat e qytetarëve dhe qëndrimet e organeve përkatëse.

Qytetarët duhet të na japin të drejtë, të na thonë po duhet të ndiqni rastin tim, së pari qytetarët duhet të bëjnë një ankesë. Ne bëjmë kryesisht hetime, por duhet që ekipi ynë përveç verifikimit paraprak të shkojë në terren, gjë që do të ndodhë”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje