TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 07:02

Çfarë ndodh me motin sot, qytetet ku temperaturat do të jenë përvëluese

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodh me motin sot, qytetet ku temperaturat do të

Gjatë ditës së sotme (15 korrik) Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura më të theksuara do të jenë në relievet malore në lindje.

SHMU parashikon se nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Gjithashtu në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.

Deti parashikohet të ketë një valëzim 2-3 ballë.

Çfarë ndodh me motin sot, qytetet ku temperaturat do të

Çfarë ndodh me motin sot, qytetet ku temperaturat do të

Lini një Përgjigje