
Vijon edhe sot zjarri i cili ka rënë në Drenovë të Mallakastrës që prej ditës së diel.
Mëngjesin e sotëm 30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e flakëve.
Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri.
Zjarri në brendësi të pyllit me pisha ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Lini një Përgjigje