
Analisti Skënder Minxhozi ka analizuar praninë e Ilir Metës në skenën politike duke thënë se pëlqyeshmëria e tij ka rënë edhe sipas sondazheve. Ai tha se Meta kishte vlerë në politikë, kur vendimet e tij prodhonin mazhoranca.
Minxhozi tha se Meta ndodhet mes dy zjarreve, ku nga njëra anë Edi Rama nuk ka nevojë për të dhe nga ana tjetër Sali Berisha ka nevojë për të.
“Ai mund ta ketë seriozisht, problemi është a ja pranojnë këtë lloj serioziteti shqiptarët. Pëlqyeshmëria e ish-presidentit në vitet e fundit, në sondazhet që shoh, ka qenë e dobët, praktikisht edhe roli i tij aktualisht, i ndodhur mes dy zjarreve, mes Ramës që nuk ka nevojë për Metën, dhe Berishës, i cili ka nevojë për Metën, por ka atë mënyrën e tij dhe Meta vet e sheh me skepticizëm këtë bashkëpunim të dytë në zgjedhjet që po afrojnë, shoh që Partia e Lirisë nuk ndodhet para një 20-vjeçari tjetër, siç ai ka deklaruar, është një parti shumë e ndryshme nga ajo e 2004. Sot është një parti që i duhet Berishës, por Berisha nuk i duhet vetvetes, sepse nuk arrijnë të prodhojnë vota për t’u kthyer në pushtet. Është një parti që ka një problematikë mjaft të thellë. Ka kaluar ai trend kam përshtypjen.
Meta kishte vlerë kur vendimet e tij prodhonin mazhoranca, ose majtas, ose djathtas. Cilido qoftë vendimi i tij në raport me Berishën, mendoj se edhe roli i Metës është i ridemsionuar”, theksoi ai për emisionin Real Story në ABC News.
Lini një Përgjigje