TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2023, 21:52

Mesazhi i DEA-s për qytetarët, Lorenc Vangjeli: Tregon uljen e  besueshmërisë te autoritetet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i DEA-s për qytetarët, Lorenc Vangjeli: Tregon uljen e 

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se linja e re e sinjalizimit të DEA-s për Shqipërinë është një mesazh i qartë që do të ketë sukses në luftën kundër drogës.

Por nga ana tjetër ai ka deklaruar se deklarata e sotme tregon se DEA ka ulur besueshmërinë te institucionet shqiptare, përderisa i drejtohet vetë publikut.

Në këtë kakofoninë dhe zhurmat që krijon politika shqiptare, ka kaluar anash pa vëmendjen e duhur. Është vënë në dispozicion një adresë emaili, numër telefoni, ofrohet anonimati për çdo denoncues. Fakti që e anashkaluam këtë pjesë dhe kërkohet një komunikim i drejtpërdrejtë është një lajm i keq sepse ka të bëjë me besueshmërinë e partnerit shqiptar, se çfarë do të prodhojë nuk e di por di që ndoshta një përqindje të madhe, suksesi në luftën kundër narkotikëve, DEA kryesisht merret me kokainë, kalohet përmes informacioneve të siguruara në mënyrë të tillë. Ndoshta situata në Shqipëri nga 6-7 vjet përpara kur Shqipëria përmendej për kanabisin, sot organizata kriminale shqiptare janë prezente në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës, janë bërë në furnitorë të dorës së parë në vendet e origjinës. Pra sigurojnë mallin nga Amerika Latine, e transportojnë përmes Atlantikut dhe e shpërndajnë në vendet e tjera”, tha Vangjeli në "Report Tv".

 

dea shba droga

Lini një Përgjigje